Tifozi shqiptar, Ubejd Shiti i cili ishte i pranishëm në stadium në ndeshjen Serbi – Zvicër ka treguar për emocionet që kishte gjatë takimit.
Shqiptari u bë senzacion në mediat online, pasi fotografia e tij me flamurin e UÇK’së në stadium u bë virale dhe u shpërnda nga mijëra persona
Sipas Ubejd Shitit, emocionet që ai kishte në momentin kur u fut në ndeshje ishin të papërshkrueshme.
“Futjen e flamurit në stadium e kam pas objektivin kryesor, nuk më interesojke nëse nuk e shoh ndeshjen. Ju tregova që shqiponja vjen edhe nga toka, jo veç nga qielli”, tha Shiti për Kanal10.