Ndeshja Zvicërr – Sërbi përfundoi në rezultat 3-2 në favor të Përfaqësues së Zvicrës, e cila pati një performancë të shkëlqyer në fushën e gjelbër me dy lojtarë shqiptarë: Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Ky i fundit pati një grinde të vogël me bankën rezervë të lojtarëve serb, ku nuk i kurseu gjestet fyese në drejtim të tyre.
Me gjithë mbështetjen e madhe të spektatorëve prezentë në Stadiumin 974 të Dohas, suporti më i madh për Granitin erdhi nga tre njerëzit e tij më të dashur.
Ndër ta mbështetja më e madhe e Granitit del të jetë bashkëshortja e tij Lonita, shkruan InfoKosova.
Ajo si duket ende po e feston performancën spektakolarë të partnerit, madje duke u shprehur tejet krenare për suksesin e tij.
Së fundi ajo ka publikuar një video tejet të bukur në Instastory ku shihet duke festuar më fanellën e Xhakës./InfoKosova/