Është diskutuar gjatë festimi i Granit Xhakës në fundin e ndeshjes me bluzën “Jashari” pas fitores me Serbinë, ku u aludua madje edhe për një hetim nga ana e FIFA-s, por është vetë organi më i lartë i futbollit botëror që pranon gjetjen inteligjente të shqiptarit!
Granit Xhaka kishte menduar një zgjedhje inteligjente për të g oditur sërish serbët dhe për të kujtuar familjen legjendare Jashari nëpërmjet fanellës së shokut të ekipit.
Pavarësisht dy shimeve, askush nuk mund ta dë nojë dot, as Xhakën dhe as Jasharin.
“The Sun” shkruan se FIFA ka pranuar arsyetimin e Xhakës pas ndeshjes se ishte një premtim i dhënë për shokun e ekipit te Zvicra se do të vishte fanellën e tij nëse do të fitonte.
Kështu që FIFA nuk mund ta dë nojë për këtë. Serbët e quajtën provokim, por ndryshe nga katër vjet më parë teksa Graniti dhe Shaqiri u gjo bitën, kësaj here shqiptarët janë treguar të zgjuar, përveçse kanë përcjellë mesazhe të forta me gjetjet e tyre.