Kjo pagesë është duke u rimbursuar nga Qeveria, mirëpo procedurat të cilat duhet ndjekur për rimbursim po konsiderohen të komplikuara dhe shumica e mërgimtarëve nuk kanë aplikuar fare për rimbursim.
Procedurat e rimbursimit po konsiderohet si mashtrim ndaj mërgatës dhe si të tilla po bëhet thirrje që kjo pagesë të hiqet fare.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, tha se mërgimtarët janë mashtruar nga Qeveri Kurti, duke shtuar se nga hulumtimet që ka bërë ajo, nga 224 mijë polica të paguara, vetëm 8 mijë mërgimtarë janë kompensuar.