Futi flamurin më të mirë në botë në stadium – serbët nga inati i kërkojnë sigurimit ta largojnë

Kombëtarja e Zvicrës fitoi ndaj Serbisë 2:3, për t’u kualifikuar tutje në fazën e eliminimit të Kupës së Botës 2022.

Në këtë ndeshje Shaqiri shënoi golin e parë, teksa Xhaka luajti një prej ndeshjeve më të mira në karrierë, shkruan LIG Sport.

E në stadium kishte shumë shqiptarë dhe simbole tona, në përkrahje të tre futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari.

Një tifoz shqiptar e futi edhe flamurin e UÇK’së, teksa në kokë mbante plisin.