Gazetare: Blerta Zuka
Është nga të rrallat markete në Kosovë që nuk ka asnjë produkt me origjine nga Serbia.
Për shkak të këtij vendimi që të mos kenë produkte “Made in Serbia”, Plus Market” në Ferizaj, ka refuzuar të mbajë edhe produkte të kompanive të mëdha me shtrirje globale, por që importohen nga shteti serb.
Kjo është bërë edhe me pijen “Coca Cola”.
E, Sylejman Neziri, pronari i këtij marketi, tregon se pse s’e bëri këtë kompromis.
Coca-Cola vendosi që betejën me “Plus Market” ta vazhdojë përmes rrugëve ligjore.
Kete, duke u bazuar ne ligjin e vjetër te para 10 vjetëve, permes te cilit kompanitë nuk kishin opsion tjetër të importit të këtij produkti përveç nga Serbia.
Por, me ndryshimin e ligjit per markat tregtare, ky produkt dhe te tjera si ky mund te importohen edhe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor me të cilat Kosova ka marrëveshje për tregti të lirë.
Pikerisht ne kete ligj është bazuar edhe Gjykata Komerciale, kur ka marrë aktvendim, që të refuzohet si e pabazuar propozimi për masë të sigurisë nga “The Cocacola Company”.
Nderkohe, avokati i kompanisë “Coca Cola”, ka refuzuar të komentojë vendimin gjyqësor, por vetem ka noftuar se kanë dorëzuar ankesë në Dhomën e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale te Kosovës.