




Analisti politik dhe gazetari Xhevdet Pozhari i ka numëruar punët e Qeverisë Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për 50 mijë e 778 studentë, Qeveria ka ndarë nga 100 euro, rreth 5 milionë e 100 mijë euro në total. Tutje ai ka thënë se për 2 mijë studentë në STEM ka ndarë nga 1 mijë euro, që i bije rreth 2 milionë euro në total.
Postimi i plotë:





Brenda një jave, kjo Qeveri:
– Për 50 mijë e 778 studentë ka ndarë kah 100 euro, rreth 5 milionë e 100 mijë euro në total;
– Për 2.000 studentë në STEM ka ndarë kah 1.000 euro, rreth 2 milionë euro në total;
Pra, mbi 7 milionë euro për ata që janë e ardhmja e këtij vendi duke krijuar lehtësira për ekonomitë familjare.
Përpara me shumë më pak pare paguheshin disa portale dhe naj televizion që natë e ditë e çojshin në qiell qeverinë e Hashim Thaçit me lëvdata, ndërsa fshiheshin faktet se 8 milionë euro kushtonte veç 1 km i autostradës!
Dallimin po e shihni edhe vetë!
Për ata që këto veprime i quajnë “populliste”, ma mirë me qenë popullist se hajn.