




KFOR-i dhe Komanda e Operacioneve të Përbashkët Italiane ka transportuar me avion nga Prishtina për mjekim në Napoli, Irinën, dymuajshe.
Irina e cila vuan nga një sëmundje e rëndë u transportua bashkë me nënën e saj për në spitalin “Mondali” në Napoli, ku siç bën të ditur KFOR-i një ekip i specializuar mjekësor do të kujdeset për të, njofton Klankosova.tv.
“Falë organizatës së KFOR-it dhe Komandës së Operacioneve të Përbashkëta Italiane, një avion i Forcave Ajrore ka mundur të transportojë vajzën e vogël e cila vuante nga një sëmundje shumë e rëndë në zemër, së bashku me nënën e saj, nga Prishtina në spitalin “Monaldi” në Napoli, ku Ekipi i specializuar mjekësor do të kujdeset për të”.





“Karabinierët e Regjimentit të MSU-së – Njësia e Specializuar Shumëkombëshe, pjesë e Misionit të KFOR-it, aktivizuan Ambasadën Italiane 🇮🇹 në Prishtinë dhe Komandën e Përbashkët Operative Italiane për të finalizuar shpejt bashkëpunimin bujar të ofruar nga Spitali “Monaldi”, i njohur si qendër e ekselencës për patologjitë neonatale dhe nga instituti fetar “Povere Figlie della Visitazione di Maria” në Napoli, i cili do të presë nënën e foshnjës për të gjithë periudhën e trajtimit” thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Mes tjerash, thuhet se ky rast ndihmon në konsolidimin e marrëdhënieve të miqësisë, bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërmjet misionit të NATO-s, KFOR, institucioneve italiane dhe Kosovës.
KFOR-i gjithashtu i ka uruar shërim Irenës së vogël.