




Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në “Prime Time” ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk ka projekt politik për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Gazeta10.
Hoxhaj po ashtu ka thënë se Kurti ka hyrë në një qorrsokak prej kur nuk i ka dëgjuar partnerët si Amerika.





“Kurti nuk ka projekt politik, nuk ka politik ta riintegroj veriun, pas një kolapsi shtetëror atje dhe as se si t’i qaset dialogut Kosovë-Serbi. Kurti ka hyrë në një qorrsokak nga 31 korriku i këtij viti kur do duhej të dëgjonte këshillën e partnereve tanë amerikan që në atë kohë, të hiqte dorë nga dialogu teknik. Ju e dini se që nga fillimi për dy vite të qeverisjes Kurti, kërkesa jonë ka qenë jo dialog teknik por merruni me marrëveshjen finale. Sepse me marrëveshjen e madhe mund të rregullohen të gjitha çështjet e vogla”, ka deklaruar Hoxhaj.
Tutje Hoxhaj, ka thënë se Kurti i përdori targat si instrument për të mos hyrë në një fazë të re të dialogut./Gazeta10