




Ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Gani Gecit, Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin prej 3 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gusht të vitit 2014.
Në një intervistë për Gazetën Insajderi, Gani Geci ka thënë se në përpikshmëri do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës së Apelit.
“Unë prej fillimit e deri më tani kam qenë një prej personave që i ka mbrojt institucionet e Kosovës sikur ato legjislative ekzekutive dhe gjyqësorin dhe unë jam ai që në përpikshmëri do ta respektoj aktgjykimin e gjykatës së Apelit. Unë aktgjykimin nuk e kam marr ende”, ka thënë Geci.





Sipas, Gecit ky aktgjykim është “pjellë e politikës”.
“Ky aktgjykim është pjellë e politikës, gjitha këto që më kanë ndodhë mua dhe familjes time janë pjellë e politikës së Hashim Thaçit. Prej 1998 kam qenë I përndjekur politik. Gjitha të këqijat që na kanë ardhë familjes tonë janë pjellë e politikës së Hashim Thaçit”, ka deklaruar Geci.
Për më shumë shiko intervistën e plotë: