




Fjalimi i kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla – Schëarz është ndërprerë disa herë nga duartrokitjet në konferencën, ku flitet për v iktimat e dh unës në k onflikte, që u organizua në Londër.
Këto duartrokitje nuk ishin për refuzimin që ajo bëri të përgjigjet në pyetjen se “cilat janë mangësitë që ka identifikuar Kosova në raport me dhënien e ndihmës për viktimat e dh unës në konflikt”.





Reagimi i saj i ashpër, se refuzon të përgjigjet, kur në panelin para saj, për këtë temë ishte ftuar të flasë edhe Ivica Daçiq, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, e për të cilin Gërvalla tha se është një nga autorët e këtyre k rimeve, si dora e djathtë e diktatorit S lobodan M ilosheviq, u mirëprit nga viktimat e pranishme në sallë, të cilat disa herë e ndërprenë duke duartrokitur.