Haradinaj thotë se ia ka dhënë disa këshilla Kurtit për dialog

Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të qëndroj vetëm vëzhgues në procesin e dialogut, e përballë krizës ekonomike por që do të kryej rolin si opozitar

Kryetari i Aleancës për Ardhëmrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se i ka dhënë këshilla kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa i përket dialogut me Serbisë.

Ai këto i tha para qytetarëve të Lipjanit, ku sipas tij “Për nevojën e kujdesit të vazhdueshëm dhe përfshirjes sa më afër të institucioneve të vendit, fola sot para qytetarëve të Lipjanit”.

E gjatë këtij bashkëbisedimi me qytetarët ai tha se ka sqaruar pjesët kryesore të marrëveshjes së propozuar Kosovës – Serbi dhe gjithashtu edhe për këshillat që i ka dhënë kryeministrit Kurit.

“Gjatë bashkëbisedimit kam sqaruar dhe pjesët kryesore të marrëveshjes së propozuar Kosovë – Serbi dhe për këshillat që i kam dhënë kryeministrit të vendit për menaxhimin sa më të mirë të këtij procesi të rëndësishëm per ne dhe brezat që vijnë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj tha se pas angazhimit ndërkombëtar arritja e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë ka marrë një dinamikë të re.

Ai theksoi se nuk do të qëndroj vetëm vëzhgues në procesin e dialogut, e përballë krizës ekonomike por që do të kryej rolin si opozitar.

“Ne nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut, por as përballë krizës së rëndë ekonomike e energjetike dhe paaftësisë së qeverisë për të marrë masat dhe veprimet e duhura, por do të kryejmë me dinjitet rolin tonë opozitar”, ka shkruar Hradinaj.