Gashi: Shaqiri dhe Xhaka janë shtylla e kombëtares së Zvicrës

Aktori Dardan Gashi ka thënë se Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë lojtarët kryesor të kombëtares së Zvicrës.

I ftuar në Botërorin Special në Klan Kosova, ai ka shtuar se këta dy lojtarë janë një arsye më shumë për ta shikuar Kampionatin Botëror.

“Tash kemi arsye që ta shohim futbollin prej se këta luajnë atje”.

“Dihet se çdo shqiptar është me Zvicrën. Unë mendoj se janë lojtarët prej më të mirëve në Zvicër”.

“Zvicra ka bërë një kombëtare të mirë dhe djemtë tanë janë shtylla kryesore”.klankosova.tv