




Seanca maratonë e Kuvendit ka detyruar kreun e grupit socialist Taulant Balla të ndjekë ndeshjen në telefon. Teksa në Kuvend ishte duke u diskutuar projekti i Portit të Durrësit, ai ishte duke parë ndeshjen dhe kjo shqetësuar deputetet demokrate Ina Zhupa. Kjo e fundit i tërhoqi vëmendjen që të ulte zërin pasi po e shqetësonte gjatë kohës që po fliste në Foltore.
“Zoti Balla ka mundësi që futbollit t’ia ulni pak zërin”, tha Ina Zhupa.
“Bëri gol Brazili”, dëgjohet të thotë nga vendi Balla.