




Serbia pësoi humbje nga Brazili në ndeshjen e parë të Kupë së Botës “Katar 2022”.
Në fakt, brazilianët e dominuan tërësisht këtë ndeshje, të cilën në fund e fituan me rezultat të pastër 2:0, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, për skandale të llojit të tyre, u përkujdesën sonte tifozët serbë dhe futbollistët e kësaj përfaqësueseje.





Ata shpalosen një flamur me ngjyrat e shtetit serb, teksa në të ishte harta e Republikës së Kosovës.
Përveç kësaj, i njëjti flamur është parë edhe në dhomën e reprezentacionit të Serbisë.
Në këtë flamur është mbishkrimi “Nema Predaje”, që në shqip bie “Nuk ka dorëzim”.