




“Po Iuftoj e godas, me duar e me këmbë, që të ruaj diçka të pamundshme për t’u ruajtur për shkak se është dorëzuar në vitin 2011. Luftojmë në një situatë të pamundshme dhe kemi sukses në të”.
Kështu deklaroi, me dramaticitet e melankoli, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, të enjte në një konferencë për shtyp të enjten.
Çfarë thotë marrëveshja për lëvizje të lirë e vitit 2011 dhe ajo e vitit 2016?





Pika 6 dhe 7 marrë së bashku të marrëveshjes së vitit 2011 shkruajnë se “të gjithë pronarët e veturave në Kosovë do të përdorin tabela RKS ose KS (në përputhje me paragrafin 6 i cili thotë targa KS do të kenë validitet fillestar pesë vjeçare)”.
“Ato do të lëshohen nga autoritetet kompetente të Kosovës me ndërmjetësimin e EULEX-it nëse është e domosdoshme. Palët do të përdorin përpjekjet më të mira për zbatimin e të lartpërmendurave”.
Ndëras Pika 4,5 dhe 6 e marrëveshjes së vitit 2016 shkruajnë se “Regjistrimi i të gjitha targave të lëshuara nga autoritetet e Kosovës (KS, RKS) do të filloj më 15 janar 2017 dhe të zgjasë 12 muaj, pas të cilës palët do të rishikojnë çështjen me ndërmjetësimin e BE-së”.





“Kosova do të zgjasë validitetin e targave KS për pesë vite, pas të cilës palët do të rishikojnë çështjen (me ndërmjetësim të BE-së nëse është e nevojshme_”.
“Kosova do të sigurojë përjashtime nga detyrimet dhe taksat për regjistrimin e këtyre veturave në mënyrën e njëjtë si në rastet e mëhershme. Bashkëpunim i ngushtë dhe i shpejtë do të vendoset mes palëve në mënyrë që të konfirmohet pronësia ligjore e veturave”.