Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, njëherësh kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se është bërë dramë dhe “shumë zhurmë për asgjë” për marrëveshjen për targa, që u arrit të mërkurën mbrëma në dialog.Ajo ka thënë se është e njëjtë marrëveshje e vjetër dhe presin raportim nga kryeministri lidhur me hapat që do të merren në vazhdim.
Krasniqi ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, për të cilin proces ka thënë se është i lidhur me situatën aktuale politike në vend, çka nuk do të duhej të bëhej, por që kryeministri Albin Kurti po bëhet shkak që vizat të shtyhen sërish, ashtu siç kishte bërë në vitin 2016.
Deputetja për Gazeta Blic foli edhe për mundësinë për zgjedhje, derisa tha se si LDJ janë të gatshëm por që opozita nuk i ka numrat, andaj Kurti do ta rrëzojë veten.
Në lidhje me planin franko-gjerman, Krasniqi theksoi se nuk e kanë parë dhe nuk kanë informata nga Qeveria, por që presin që javën e ardhshme kryeministri të raportojë në Kuvend, për çka do të ketë interpelancë me kërkesë të opozitës.Ajo u shpreh pesimiste sa i përket marrëveshjes finale me Serbinë që këtë mund ta bëjë Qeveria.
Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të deputetes Rrezarta Krasniqi, për Gazeta Blic.