Konferencat e së premtes janë bërë tanimë të zakonshme për deputetin e VV-së, Haki Abazi.
Paraprakisht, ai shpalos temat që do t’i trajtojë të nesërmen. Kështu ka vepruar edhe sonte.
Mes katër temave të paralajmëruara për trajtim, Abazi ka renditur edhe një temë që lidhet me pompat termike.
Ai ka shkruar:
Nesër në konferencën për media në ora 10:00 në Kuvend të RKS:
🟢 Marrëveshja për targat dhe marrëveshja finale me Serbinë.
🟢 Përzgjedhja e gjykatësve të gjykatës Kushtetuese.
🟢 Ekstradimi/ Transferimi i të burgosurve nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.
🔴 A janë pompat termike zgjidhja e problemit për ngrohje gjatë dimrit?