




Dje u raportua për bastisjen e shtëpisë së Vali Corleones në në lagjen Gavran të Gjilanit.
Lidhur me këtë rast, për Indeksonline ka folur avokati i tij, Sherif Sherifi.
Ai tha se bastisja ka rezultuar e pastër. Sipas tij, bastisja është bërë për shkak të TikTokut, pasi klienti i tij është përdorues i kësaj platforme.





“Dje rreth orës 09:45 Drejtoria e Krimeve Ekonomike ne bazë të urdhëresës se gjykatës, ka realizuar bastisje në shtëpinë e Vali Corleone. Bastisja ka zgjat deri pas orës 10.
Bastisja ka rezultuar e pastër. Në rastin e bastisjes eshte konfiskuar telefoni i shoqes se Valit, Anites. Ajo në mënyrë vullnetare ia ka dhënë edhe paswordin. Ne momentin e bastisjes, Vali nuk ka qenë në shtëpi, por kam qenë unë dhe familjarët e tij.
Bastisja ka ndodhur për shkak të Tiktokut, Vali është përdorues i platformës ku janë paraqitë mjete financiare dhe për këtë ka ndodhë”, tha Sherifi./Indeksonline/