




Ka filluar sot rrënimi i pesë villave që janë ndërtuar pa leje përreth Liqenit të Batllavës.
Gjatë aksionit, njëri nga pronarët e këtyre objekteve është ankuar se ky vendim është i padrejtë.
“Jemi në Gjykatë të Apelit, ende s’ka ardhë vendimi, as nuk është i plotfuqishëm. Kjo ka marrë vendim po e rrëzon shtëpinë, e para. E dyta, kur është ardhë aty vendimi për rrëzim është në Gjykatë Themelore rasti i pranum që ka nis procesi gjyqësor kundrejt këtij vendimi”, ka thënë Menduh Lluka, pronari i villës.