Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dhënë detaje për marrëveshjen që është arritur sot në Bruksel mes kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
Borrell, nëpërmjet një njoftimi, ka thënë se sipas marrëveshjes së arritur sonte, Serbia do të ndalojë së lëshuari tabela me denominime të qyteteve të Kosovës, ndërkaq Kosova do të pushojë së ndërmarruri veprime që lidhen me ri-regjistrimin e veturave.
“Serbia do të ndalojë së lëshuari tabela të regjistrimit me denominime të qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndalojë së ndërmarruri veprime që lidhen me ri-regjistrimin e veturave”, ka shkruar Borrell
Borrell i ka ftuar dy palët që ditëve në vazhdim të diskutojnë mbi hapat e radhës.
Ai e ka falënderuar edhe emisarin Miroslav Lajçak dhe palët, siç ka shkruar ai, për “punën e madhe”.
Për arritjen e marrëveshjes, pak minuta më parë, ka njoftuar edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.