Gashi për Hysenin: Spo mundeni me vjedhë mo, prandaj i krahasojnë me Millosheviqin

Aktivisti i shoqërisë civile, Shkëlzen Gashi, ka reaguar ndaj deklaratës së së ish-ministrit të Jashtëm, Skender Hyseni i cili tha se qasja e presidentes Vjosa Osmani ndaj Josep Borrell ngjason me deklaratat e ish-diktatorit Enver Hoxha dhe të Sllobodan Millosheviqit.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se aktualisht nuk kanë mundësinë ‘të vjedhin’ prandaj i krahasojnë liderët politikë me Milloqsheviqin.

“S’po mujnë mo me vjedhë, e kjo gjendje për ta osht shumë e randë, qaq e randë saqë liderët aktualë politikë të kosovës po i krahasojnë me milošević-in”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ndryshe, për deklaraten e Hysenit ka reaguar me një gjuhë të ashpër edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Ja fytyra e vërtetë e personazheve më të gërditshme të historisë së re të Kosovës, e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën”, shkruan Gërvalla.

Tutje Gërvalla e ka mallkuar Hysenin dhe deklaratën e tij e ka cilësuar si të pafalshme.

“Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!”, ka shkruar kryediplomatja.