




Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka folur për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, si rezultat i mosmarrëveshjeve dhe pamundësisë për t’u dakorduar për një marrëveshje.
Peci ka thënë se nuk duhet t’i bëhen shumë lëshime Serbisë, sikurse i është bërë më parë.





Ai ka thënë se Serbia përdor “logjikën e sallamës”, duke hyrë vazhdimisht në procese negociatore, për të nxjerr rezultate pozitive.
“Është logjika e sallamës, vazhdimisht do të ketë procese negociatore dhe të marr diçka, për t’i realizuar synimet që i ka”, ka thënë ai në Pressing të T7.
Ai ka thënë se kompromiset e bëra nga Kosova e kanë nxitur neutralitetin ndaj statusit të Kosovës mes mekanizmave ndërkombëtarë.
“Pas vitit 2010, kompromiset që i ka bërë Kosova, mekanizmat ndërkombëtarë i ka nxitë për neutralitet karshi statusit të Kosovës”, ka thënë Peci.