




Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot në Shkup, ka pranuar çmimin evropian për Qeverisje të shkëlqyer dhe demokratike, pasi janë përmbushur 12 Parimet e Këshillit të Evropës për qeverisjen lokale.
“Rruga jonë integruese euro-atlantike nuk ka alternativë, andaj, me përkushtim i kemi përmbushur 12 Parimet e Këshillit të Evropës për qeverisje të mirë”, ka shkruar mes tjeraah Lladrovci.





A ka punuar diçka të hajrit Ramiz Lladrovci? Qytetarët e Drenasit japin përgjigjet e tyre
Postimi i tij i plotë në rrjetin social:
Është nder i veçantë për mua, zyrtarët dhe qytetarët e komunës tonë që sot në Shkup, u nderuam me Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer, bashkë edhe me pesë komunat tjera nga Kosova, tri nga Kroacia dhe nëntë nga Maqedonia e Veriut.





Falënderoj zyrtarët dhe drejtuesit e Shoqatës Evropiane për Demokraci Lokale – Alda për vlerësimin, zyrtarët e Komunës së Drenasit, në veçanti Afrim Prokshin si dhe kontribuuesit tjerë për të qenë ne në mesin e fituesve të këtij çmimi prestigjioz.
Rruga jonë integruese euro-atlantike nuk ka alternativë, andaj, me përkushtim i kemi përmbushur 12 Parimet e Këshillit të Evropës për qeverisje të mirë.
Këto parime, mbesin synime të qëndrueshme e të pandryshueshme në qeverisjen tonë të mirë dhe demokratike, kështu do të vazhdojmë.