“Këta tradhtarë nuk shpëtojnë nga shënjestra e popullit”/ Halil Geci mesazh SHBA-së: Ja emrat që punuan për Dobrica Çosiqin

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se Kosova është krijua me marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa Amerika ishte prijëse e këtij projetki për shtetndërtim. Geci thotë se, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po e mbrojnë projetkin e Amerikës, pra Kosovën.

“E gjithë bota e di se Kosova u krijua me marrëveshje ndërkombëtare, kurse Amerika ishte prijëse e projektit të shtetndërtimit. Vjosa dhe Albini po e mbrojnë projektin tëndë, dhe Kosovën tonë nga qakajt e karpateve dhe argatët e tyre, asgjë ma shumë! Gjithashtu edhe kushtetuta e re e Kosovës u ndërtua me marrëveshje dhe bashkëpunim ndërkombëtar”, thotë Geci.

Ai shprehet se edhe Zajednica u bë dhe u nënshkrua dy herë dhe u ratifikua në parlament me marrëveshje ndërkombëtare me Evropen ndërmjeëtsuese.

“Serbia po kërkon veç ata çka e kanë nënshkruar tradhtarët në prani të ndërkombëtarëve asgjë më shumë..! Me sa e di unë kur ka marrëveshje ndërkombëtare binë në ujë pollavrat idioteske të PDK-së dhe LDK-së të trilluara nga këto dy parti që po vinë te t’i për rrëfime si kurvat te prifti ndarazi, kinse nuk jami bashkë, përkundrazi prej ardhjes së Isa Mutafës në krye të LDK-së gjithmonë kanë qenë bashkë, edhe sot ja të pandashme në tradhti, hajni dhe krime, por po mundohen me bë mjegull ditën me diellë, tashë po mundohen me i ngrënë ata çka e kanë bërë, ardhja te ju nuk i shpëton këta tradhtarë nga shënjestra e popullit”, potencon Geci.

Geci këto fjalë i thotë pas vizitës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe atij të PDK-së, Memli Krasniqit në SHBA.

“Pikërisht këto dy kryesi të sotit ishin shkatërrusit dhe miratusit e tradhtive, e në mesin e tyre mungojnë vetëm dy spiunët Isa dhe Polari, të tjeret janë komplet pa ndryshuar asgjë. Amerikë studiojë dhe dije se rrëfimet e tyre janë hipokrizi të ndërtuara nga vet hipokritet, ata po vijnë që të shfajësojnë veten para teje, ngase projektin tënd Kosovën me mbi 116 njohje dhe kufijt e saj e kanë minuar, pikërisht këta që nuk të lëshojnë prej goje Amelika Amelika, në tjetrën anë kanë punuar dhe punojnë ende pandërpre për ta zbatuar projektin ruso-serbë Vuçiq, Polar, Putin, Rama, Isa dhe rrethi i tyre pikërisht përmes këtyre dy kryesive..!”, shton tutje Geci.

Geci tutje pohon se, mundin e Amerikës 78 ditorë e minuan këto dy parti.

“Amerikë nuk është Kosova me ata kufijt për të cilet t’i luftove dhe u derdh gjaku i këtij populli dhe dëshmorve dhe heronjve me Legjendarin Adem Jasharin dhe familjen e tij”, shton ai.

Sipas tij, Maqedonisë ia dhanë rreth 3 mijë hektar, kurse Malit të Zi, 8226 hektar.

“E veçmas Serbisë ja kanë bë dy nderime, ndarjen plus zajednicën, duke mos u llogaritur ekstraterritoret e manastirëve. Këta qenefa kanë punuar për hatër të Dobrica Çosiqit dhe për amanetin e Aleksader Rankoviçit, deshën ta ndajnë Kosovën dhe Serbisë të ia japin sofrën e bukes dhe ta lënë Kosovën pa bukë dhe pa ujë, duke ua dhënë Shumadisë, Trepçen dhe Ujmanin, duke mos ua llogaritur ekstrateritoret për manastiret të dikurshme shqiptare e që tani i grabiten serbët”, thekson Geci.

Ai pohon se, pikërisht këta që po shkojnë në Amerikë me u rrëfy si e bënë tradhtinë e radhës, zajednicën me kompetenca ekzekutive sa për t’i lidhur komunat e veriut me ato gjashtë komunat fshatra të jugut.

“Fajtorët e të gjitha te këqijave që i kanë ndodhur Kosovës janë kurvat e dy kryesive burra dhe gra, duke mos i falur edhe zhvatësit e partive të vogla që rrishin në këmbë si gjelat për pak pushtet, për t’i mbushur strajcat pa ju interesuar fare çfarë po i bëjnë Kosovës. Këtyre zuzarve ju ka mbetur veç me bertitë Albini na plishi me Amelikën, Amelikë jemi me ty, Amelikë jemi me ty, Amelikë jemi me ty…, të gjitha këto trillime i bëjnë për shkakun se ju ka hy uji nënë këmbë, ju duhet me ia kthyer Kosovës parat e vjedhura tashmë i ka kapur barku, e po bërtasin si mushkat nënë oj nënë, oj nënë ble kaka…!”, përfundon Halil Geci.