Ju sjellim fjalimin e fuqishëm të Bekim Jasharit drejtuar “Shvercerave” dhe “Ballistëve”

Para disa ditësh në Prekazin legjendar të Adem Jasharit ndodhi pajtimi mes dy tifozërive të njohura shqiptare, Shvercerat e FC Shkupi dhe Ballistëve të KF Shkëndija, përcjell Open-TV.

Shtrirja e dorës së pajtimit u bë me ndërmjetësimin e humanistit të mirënjohur Halil kastrati, hoxhës Fatmir latifaj dhe Bekim Jasharit nga familja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ky i fundit iu kishte thënë dy tifozërive se ribashkim i tyre duhet të vazhdoj deri në vdekje, pasi pajtimi po ndodh pranë varrit të Adem Jasharit ku është derdhur shumë gjak.

“Dëshiroj edhe diçka tjetër me iu thënë. Po ju them si vëllezërve të mi. Ajo që thamë në fillim se keni dasht me na nderu, keni marrë tërë atë rrugë për me ardh në këtë kohë me shi nuk guxon të ndodh për asnjë të vetme që ky ribashkim, ky përqafim i juaji sot që do të bëhet duhet të vazhdojë deri në vdekje, sepse keni ardh nga atje ekstra. Tash po më vjen keq se unë jam vet i kësaj familje, keni ardhur pranë varrit të Adem Jasharit, pranë varreve të Adem Jasharit, pranë trollit të Adem Jasharit ku është derdhur shumë gjak për këtë liri që ne sot e gëzojmë”, tha në fillim Bekim Jashari.

Ai ka kërkuar nga tifozëritë që në të ardhmen mos të ndodhin fërkime mes tyre. Jashari ka thënë se nëse dinë të nderojnë dikë, dinë edhe të kritikojnë.

“Kështu që nuk guxon pa asnjë kusht që me ndodh nesër mosmbajtja apo prishja e kësaj vëllazërie apo shtritje e dorës. Duhet me qenë shumë të vetëdijshëm, shumë të kujdesshëm, sepse kjo çka po bëni sot bëhet publike, veçmë është bërë publike, kështu që me bë me dal diçka tjetër nesër, pasnesër, pas dhjetë 10, pas 20 vitesh, ju e dini se ne qysh dimë me nderu dhe respektu, dimë edhe me kritiku, reagu. Kështu që ju lus si vellëzër ta ngulitni në kokë secili prej jush që nuk guxon nesër askush për asnjë kusht, për asnjë arsye me ndodh një mosmarrëveshje apo ndonjë fërkim mes jush gjatë tërë jetës juve”, ka deklaruar Bekim Jashari. /Open-TV/