Fshati shqiptar i askujt, asnjë nga banorët nuk ka dokument pronësie

Rreth 40 vite që jetojnë në këtë fshat dhe banorët e fshatit Shtëpanjë në Cërrik nuk kanë certifikatë pronësie për banesat e tyre.

Fshati u ndërtua rreth viteve 80 për punonjësit e Hidrocentralit, por pas ndryshimit të sistemit këto banesa nuk mundën të privatizoheshin nga banorët dhe sot e kësaj dite, edhe pse enden dyerve të kadastrës, banorët nuk i kanë prona të tyren.

E njëjta situatë ndodhi edhe për banorët autoktonë. Edhe pse të lindur këtu ata nuk kanë asnjë dokument pronësie. Ndërtimi i Hidrocentralit të Banjës preku disa fshatra dhe parcela, pronarët e të cilave u dëmshpërblyen.

Vetëm në fshatin Shtëpanjë, askush nuk u dëmshpërblye pasi nuk kishte asnjë dokumentacion pronësie.

http://www.youtube.com/watch?v=iplnEmN3YE0