




Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka thënë se e “ndryshon kanalin kur flet Vjosa Osmani.
Ai në DPT te Fidani të “T7” është pyetur për reagimin e Osmanit ndaj zyrtarit të lartë të BE-së, Josep Borrell.
“E ndërroj kanalin sa herë flet ajo. Nuk ka releancë për mua, sepse nuk ka integritet politik”, ka thënë Kastrati.
Përndryshe, Kastrati ka folur për situatën në Veriun e Kosovës, ku e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Po ashtu ai ka thënë se “refuzimi i SHBA-së është akt tradhtie”.