




Analisti, Sadri Ramabaja, ka thënë se targat janë vetëm pretekst, pasi sipas tij beteja është për Veriun e Kosovës.
“Serbia ka hequr dorë për pjesën tjetër të Kosovës, beteja është për territor për veriun e Kosovës”, ka thënë Ramabaja në “Pressing” të T7.





Ai po ashtu ka kritikuar zyrtarin e lartë të BE-së, Josep Borrell për deklaratat në raport me Kosovën, të hënën. Sipas Ramabajës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mbrojtur sovranitetin. Sipas Ramabajës, ka dështuar diplomacia e Bashkimit Evropian.
“T’i thuash publikosh palës mos e respekto subjektivitetin tënd dhe mos u angazho të mbrosh sovranitetin sepse targat janë pretekst, po në fakt beteja po zhvillohet për terren”.