




Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani ka folur në lidhje për Kampionatin Botorër, që startoi sot.
Rrudhani theksoi se Botërorin e parë që e ka përcjell të gjithin është i 2010-tës, njofton Klankosova.tv.
“Botërorin që e kam përcjell në çdo lojë, është Botërori i 2010-ës, që e mbaj mend më shumë, që e kam përcjell çdo lojë, që kam marr vesh më shumë me futboll”, ka thënë Rrudhani në Sports Show në Klan Kosova.





Ai potencoi se gjatë atij Botërori e ka mbështetur Spanjën, për shkak të numrit të lartë të lojtarëve të Barcelonës.
“Kam qenë me Barcelonën gjithmonë si fëmijë, por tek Spanja kur e ka fituar Kampionatin Botëror, ka pasë shumë lojtarë të Barcelonës, ka qenë gëzim shumë i madh për mua. Barcelona fatkeqësisht tani nuk është shumë në formë”.
Ai foli edhe për ftesën te Kosova, teksa shtoi se këto suksese nuk i priti.





“Ka me qenë një emocion i madh, se kam menduar që vjen ky moment, gjithë viti 2022 ka qenë special, në fillim të vitit 2022 nuk e kam menduar që do t’i arrij të gjithë këto suksese, ka qenë një emocion i madh, kaherë në jetë ka gjëra që nuk i pret në jetë”.
Teksa për ftesën për të luajtur te Kosovës, tregoi shkurt sa kohë iu dashtë ta pranojë.
“Me frymën që jam rrit, asnjë sekondë mendim”.