Një fenomen i pazakontë ka ndodhur sot në Pejë.
Një sasi e madhe uji sa një lum është parë të dalë nga shkëmbi në rrugën e “Grykës së Rugovës”.
Në vendin që sot buron uji me sasi të një lumi, nuk ka patur burim më parë, duke bërë që të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.