




“Kur u takuam në Paris në kuadër të Forumit për Paqe, Borrell, tha se propozimi nuk është franko-gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Në rregull pra, edhe ne ashtu do ta quajmë propozimi i BE-së. Mirëpo, sot po them me keqardhje, ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Kurti.
Kryediplomatit evropian, Josep Borrell tha sot se Bashkimi Evropian ka dhënë një propozim sot i cili është refuzuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe është pranuar nga presidenti serb, Akesandar Vuciq.





Borrell tutje tha se do t’i njoftojë vendet anëtare të BE-së, për mos respektimin e detyrimeve nga palët, duke shtuar se “kjo vlen veçanërisht për Kosovën.
Pas më shumë se pesë orësh takim, palët nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje sot në Bruksel.
Takimi u mbajt me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell.