“E kam dëgju shehin t’u thanë ‘Unë jam Zoti këtu dhe kam me ju çu n’xhenet’ (Video)

Këtë javë, emisioni Kojshia Show iu kushtua tarikateve të fesë islame në Kosovë, ku mysafirë ishin, Shejh Dukagjin Shehu nga Tarikati Halveti, Sheh Bedri Osmanollaj nga Tarikati Kadiri dhe Shejh Kujtim Popaj që është agjent i 12 Tarikateve, shkruan Korrespodenti.

Në këtë emision, të ftuarit në studio sqaruan për publikun shumë keqkuptime dhe histori të sajuara, të cilat ishin shpërndarë ndër shqiptarët sa i përket praktikave fetare të tarikateve në Kosovë.

Shiko videon nga minuta 47:00:

Shejh Kujtim Popaj, në një deklaratë të tij në këtë emision ka befasuar të gjithë, duke thënë se ka hasur kur Shehi iu është drejtuar dërvishve me fjalët se ai është Zoti dhe se ka me i dërgu ata në Xhenet.

“Nuk e mbroj kërkon dhe jam betuar kur e kam marrë amanetin Sejidit, prej gjakut të Pejgamberit unë e kam sensilen teme. Unë jam i lidhur në sensilen e “Resulullahut”, i 37-ti brez pas brezi dhe jam betuar se veç të drejtën kam me e folë. As vetveten s’kam me e mbrojte. Kam has që kur janë mbyllë dervishët, shehu ka thënë “Unë jam Zoti këtu dhe unë kam me ju çun ë Xhenet”. Për këtë unë jam largu prej asaj Teqe”, ka deklaruar Shejh Kujtim Popaj.