




Analisti Valon Syla ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti i ka vetëm 24 orë afat që ta gjej një zgjidhje për çështjen e targave.
Këto komente, Syla i ka bërë në Pressing të T7.
“Albin Kurti i ka afat 24 orë afat që të reagojë sipas kërkesave të BE-së dhe SHBA-së”, ka thënë ai.
Syla deklaruar se Kurti e kishte zgjedhur Borrellin si partner. Sipas tij, kryeministri ka bërë sot dy gafa.





“Kurti e ka zgjedhur vet Borrellin si partner, i ka besuar. Sot Kurti bëri dy gafe, e para që një datë që ka qenë off-records, e qiti para gazetarëve dhe e dyta tha, Borrelli me ditë të sotit e sabotoi dialogun. Pra, doli nga ajo që BE duhet ta përfaqësojë për dialogun. A është detyrë e Kurtit dhe Gërvallës me i tregu ne BE-së para syve të botës se si duhet të sillet ajo”, ka thënë ai.
Sipas Sylës, çfarëdo që ndodh në veri tani e tutje, adresë e përgjegjësisë është ajo e Kurtit.
“Çfarëdo që të ndodh në veri, tani adresa është e gatshme. Këtë na e dha Albin Kurti me aftësitë e tij negociuese”, ka thënë Syla.