




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përballur sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. E takimi që zgjati për më shumë se katër orë nuk solli marrëveshje për pezullimin e vendimit për zbatimin e marrëveshjes për targat.
Kjo gjë ka nxitur reagime të shumta ndër politikanë e analistë të ndryshëm në Kosovë. Shumë prej tyre po e kritikojnë Kurtin për qasjen e tij në dialog përkatësisht për mos-pezullimin e këtij vendimi.
Ndërkaq në mesin e mbështetësve të kryeministrit ka dalë aktori Jeton Zogiani i cili është i afërt me Partinë Demokratike të Kosovës(PDK).





Zogiani që shpesh shfaqë kundërshtimin e tij për politikat e Kurtit, sot i doli në mbështetje, duke thënë se e përkrah me zemër kryeministrin, sa herë që përballet me Vuçiqin.
“Sa herë që Kryeministri i vendit tim përballet me Vuçiqin, me mendje e me zemër jam me të!
Ne e kemi një armik të përbashkët”, ka shkruar aktori në profilin e tij në Facebook.