




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kurti është fotografuar në avion në Vienë të Austrisë. Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, e ka publikuar foton ku kryeministri i Kosovës shihet duke qëndruar në ulësen e avionit, me një çantë përskaj tij.
“Kryeministri me shume se i gatshem per takimin e Brukselit”, ka shkruar Kryeziu, i cili paraqitet edhe si analist.