




Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka folur për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, pas dështimit për ta arritur një marrëveshje në Bruksel.
Kastrati, në emisionin “DPT te Fidani”, ka thënë se përshtypja e tij është që po humbet ajo që u fitua me luftë.
“Përshtypja ime është që ne po e humbin atë që e kemi fitu n’luftë. Kjo situatë implikon shumë aspekte të sigurisë, që dalin përtej Kosovës dhe e përfshijnë të gjithë rajonin”, ka thënë Kastrati.
Kastrati ka thënë se çështja e veriut nuk duhet të trajtohet me masa policore.





“Çështja e veriut duhet të trajtohet me masa politike, jo me masa policore”, ka deklaruar ai.
Tutje ai ka vlerësuar se situata do të bëhet edhe më e rrezikshme.
“Parashoh situata jo të këndshme, edhe të rrezikshme”, ka vazhduar Kastrati.
Ai ka kritikuar Kurtin dhe bashkëpunëtorët e tij për mënyrën se si e kanë zhvilluar dialogun me Serbinë deri tani. /GazetaExpress