Shtëpitë që strehonin luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare tëKosovës në vitet ’90 ishin mjaftë të rralla, e që roli i atyre ishte mjaftë i madh, duke u formuar si pika strategjike të ushtarëve drejt arritjes së qëllimit, lirisë së vendit.
I zoti i shtëpisë së Shishmon të Gjakovës, Xhemë Jakupi në emisionin “n’Demos” ka treguar ngjarje nga ajo kohë që deri më sot nuk kishin dalur në opinionin publik.
Jakupi është ndalur tek bartja e një gulinovi, i pari që kishte hyrë në territorin e Kosovës nga Shqipëria.
“E kishin pas lanë atë postolen e gulinovit tek uji, e arkën me fishekë, kur kemi shku e kish pas mlu uji, shkum me Mujën e një tjetër me marrë, po kerri me armatim plot e kanë mbush në një drejtim, kur janë shku në fshatin Stubëll ja ka dhanë podi se pesha e randë, e ka mbet qaty, Hisen Dreshaj e Rexhep Selimi patën tregu se kerri ka mbet qaty e s’mundemi ma andej me qu, e Lahi Brahimi ka nejt aty e ka ru armatimin, ishte natë e shi i madh, jemi shku me traktor e kemi marr Lahinë me qanta me armatim, kur shkova aty më tha a ki zjerm në shtëpi, e i kem pru nështëpi, tri ditë e tri netë që Rexhep Selimi e ka bajt me kombi armatimin. Janë ardh me 17 vetë e katër kuaj të ngarkunë”, ka deklaruar ai.
Duke pasur një përgjegjësi të madhe mbi supe, Xhemë Jakupi thotë se është munduar t’u qëndrojë gati në mënyrën më të mirë të mundshme, duke lënë edhe fëmijët e tij anash.
“Janë hi mrena, si ka hetu kush, se me i pas hetu fill isha zbulu e na kishin zanë tanve qaty, po ishte shi, koha e vështirë e kanë mbërri deri aty, kërkush nuk ruante natën, binin në gjumë po ajo natë ka qenë e veqantë, kanë qenë të lagun të tanë e të lodhun. Zonja Shemsie ka bo bukën edhe në orën 1 të natës e në 2, një rast Muja pat ardh me nja katër e patë thanë që çka qëllon po hajm bukë, s’ka pritu fare. Po më doket palidhje me fol, po ju kam hek jarganat fëmijëve e ju kam qu në sobë atyre se kanë qenë të lagun, nuk kam pas për tanë po dikush u afronte afër nxemjes, e kem kapërcy deri në sabah”, ka përfunduar Plaku i Shishmonit.