Xhakës nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria e Kosova, shpreh dëshirën e madhe publikisht

Granit Xhaka është një nga lojtarët kyç të Zvicrës, teksa mesfushori shqiptarë do të synojë të bëjë mirë në kampionatin botëror “Katar 2022” që nis ditën e sotme, dhe sfida hapëse është Katar-Ekuador.

Pikërisht nga Katari ku është edhe i grumbulluara me “helvetët” lojtari i Arsenalit ka dhënë një intervitë për “T7” ku ka theksuar se dëshiron shumë që në Kupën e Botës së ardhshme të jenë presmarrëse edhe Shqipëria dhe Kosova.

“Me të vërtet jam krenar që marr pjesë për të tretën herë në Kampionatin Botëror. Do të përpiqem që me lojën time t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët ngado që janë.

Mesazhi im është që çdo shqiptar të ndihet krenar me mua. Dashtë Zoti që në Kampionatin e ardhshëm Botëror të jenë edhe Kosova e Shqipëria.

Shpresoj që edhe në Botëror të bëjë paraqitje të shkëlqyeshme dhe do të angazhohem shumë për këtë. Për mua sikurse për çdo futbollist tjetër është realizim i një ëndrre pjesëmarrja në tri Kampionate Botërore.

Unë e kam fatin që të marrë pjesë në Botërorin e tretë si lojtar dhe si kapiten i Zvicrës. Si kapiten i Zvicrës besoj se do ta kryej me nderë, përgjegjësi dhe respekt detyrën e kapitenit dhe do t’i qëndroj me përgjegjësi Kombëtares së Zvicrës”, ka theksuar Xhaka për emisionin “Favorite”. /burimi/t7