




Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të diskutojë propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi.
Ai në një intervistë për TV Prva theksoi se Beogradi dëshiron t’u japë mundësi ndryshimeve në zgjidhjen e propozuar.





“Unë as nuk them se e kemi refuzuar dhe as se e kemi pranuar (propozimin) sepse jemi gati për bisedime”. Dhe ne jemi të gatshëm të flasim në bazë të asaj letre”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv
Këto deklarata kreu i shtetit serb i bëri një ditë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel. Takimi Kurti-Vuçiq do të mbahet nesër në orën 8 të mëngjesit.