Në Tunizi po mbahet Samiti i Frankofonisë, ku pjesëmarrës janë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sot gjatë ditës, kryeministri Rama u takua me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka postuar një foto, duke dhënë vlerësime të larta për Abazoviçin.
“Me ma t’mirin”, ka shkruar Rama.
E ndaj këtij deklarimi të kryeministrit të Shqipërisë, ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyçi. Ai këtë e vlerësoi si injorim ndaj Vjosa Osmani, pasi sipas tij presidentja e Kosovës shihet me ego e xhelozi pa limit nga ana e Edi Ramës.
“I mësuar të jetë protagonist, Edi Rama nuk e pranon, madje e refuzon autoritetin dhe performancën e shkëlqyer të Vjosa Osmanit! Por nuk mund të injorohet gjithashtu fakti se ftohtësia e Ramës ndaj zonjës Osmani e ka burimin edhe te besnikëria e kreut të ekzekutivit të Shqipërisë ndaj kreut të shtetit të Serbisë, Aleksandër Vuciq!
Për Ramën “ma i miri” është Dritan Abazovic, për personalitetet më të fuqishme të Europës ma e mira është Vjosa Osmani”, shkroi Bytyçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Të njëjtat lajme dhe nga Tunizia!
Kryeministri Rama dhe presidentja Osmani ishin pjesëmarrës në Samitin e Frankofonisë në Tunizi. Por edhe kësaj radhe u shfaq rituali i vjetër i kryeneqësisë kryeministrore të Tiranës për ta injoruar kryetaren e shtetit të Kosovës!
Dhe si për ta sfiduar presidenten që u cilësua si “ylli” i Samitit, Edi Rama publikon një fotografi me Abazovic! Jo vetëm kaq! Bëri edhe shënimin “Me ma të mirin”!
Në fakt presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shihet me ego e xhelozi pa limit nga ana e kryeministrit të Shqipërise, Edi Rama! Kur ajo është në samitet ndërkombëtare, merr vëmendjen e liderëve më të fuqishëm të botës! Mjafton të kujtoj Samitin e Selanikut para pak muajsh, kur Osmani dhe Scholz ishin së bashku me kryeministrin grek në tavolinën kryesore të darkës! Ndërsa Edi Rama diku në bisht të asaj tavoline!
I mësuar të jetë protagonist, Edi Rama nuk e pranon, madje e refuzon autoritetin dhe performancën e shkëlqyer të Vjosa Osmanit! Por nuk mund të injorohet gjithashtu fakti se ftohtësia e Ramës ndaj zonjës Osmani e ka burimin edhe te besnikëria e kreut të ekzekutivit të Shqipërisë ndaj kreut të shtetit të Serbisë, Aleksandër Vuciq!
Për Ramën “ma i miri” është Dritan Abazovic, për personalitetet më të fuqishme të Europës ma e mira është Vjosa Osmani!