




Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, deklaroi se në qoftë se bashkësia ndërkombëtare do të ofronte një zgjidhje të drejtë pas 10 muajsh lidhur me targat, nuk bëhet “nami” nëse qeveria e shtyn vendimin, ashtu si kërkohet nga ndërkombëtaret.Por nëse nuk ofrohet zgjidhja, atëherë sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk duhet të heqë dorë nga gjobat që janë paraparë të ndahen për serbët që nuk i konvertojnë targat e tyre në RKS.





Në Info Magazine ai po ashtu u shpreh se Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është proserb.
“Duhet të jetë një garanci sepse ne kemi përballë një Bashkim Evropian që e ka një përfaqësues si Lajçaku, kurse BE neve nuk na njeh si shtet. Na njohin si shtet i pavarur shtete e caktuara brenda BE-së, por si institucion nuk e njeh Kosovën si shtet. Dhe ata kanë dërguar një ndërmjetës që realisht ai është proserb. Derisa ai si institucion nuk na njeh neve, por shtetin serb e njeh, ai nuk mund të jetë asnjanës. Paraprakisht është pro shtetit serb”, deklaroi deputeti Humolli.