Një deklaratë e politikanit liberal nga Vojovodina, Nenad Çanak, në një emision në “Tv Happy”, se radikali serb Vojisllav Sheshel e kishte “rekrutuar” Albin Kurtin gjatë kohës sa ky i fundit kishte qenë në burg, nxiti reagime të shumta.
Kundërshtarët politik të kryeministrit Kurti, iu vërsulën atij me kriitka dhe akuza. Mirëpo, Çanak sqaroi çdo gjë, duke thënë se ajo ishte vetëm sarkazmë dhe asgjë më shumë.
Ndaj kësaj çështje reagoi edhe zyrtari i LVV-së, Arbër Zaimi.
Ai në një postim në Facebook tha se sarkazma në deklaratën e politikanit serb allohet lehtë edhe nga një publik që s’flet serbisht, pasi po të shohë debatin, pjesëmarrësit janë duke qeshur.
“Mirëpo, pati mjeranë që nxituan të shkruajnë se si Kurti na qenka rekrut i Sheshelit, pa pritur as përgjigje e as sqarim nga Nenad Çanaku”, deklaroi Zaimi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Politikani opozitar serb, Nenad Çanak e ka sqaruar për mediat e Kosovës se ka qenë duke bërë sarkazmë, kur ka thënë në një emision se “Kurti është rekrutuar nga Shesheli”. Kjo në fakt dallohet lehtë edhe nga një publik që s’flet serbisht, pasi po të shohë debatin, pjesëmarrësit janë duke qeshur.
Mirëpo, pati mjeranë që nxituan të shkruajnë se si Kurti na qenka rekrut i Sheshelit, pa pritur as përgjigje e as sqarim nga Nenad Çanaku.
Me ia dashtë tjetrit të keqen kaq shumë? Kjo e dëmton vendin, demokracinë, shoqërinë, kombin.