




Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka folur për situatën në veri të Kosovës teksa ka kritikuar Qeverinë për mos-përmbushjen e premtive që i kishte dhënë sa ishte në opozitë dhe në fushatë zgjedhore.
“Ne nuk e kemi luksin të hym në një luftë, sepse ne ende në fakt jemi tu u marrë me pasojat e të kaluarës. Kjo Qeveri, në periudhën sa ishte në opozitë dhe gjatë fushatës zgjedhore kanë thënë se nuk do të dialogojnë me Serbinë, pa e gjetur të pafundin të pagjetur”, tha Kadrijaj.





Se sa jemi të rrezikuar nga lufta, Kadrijaj thotë se askush nuk do të shkojë në luftë për shkak të ‘tekeve; të kryeministrit Kurti.“Në një periudhë të caktur, unë kur kam shkuar në luftë e kam ditur arsyen dhe motivim pse po shkojë. Unë tash nuk e di pse me shku në luftë, për popullizimin e Albinit që po don me e bë këtë vend llugë, kush do të shkon sot në luftë për teket e Albinit. Kjo nuk i përshtatet Kosovës”, tha Kadrijaj në ATV.