Në emisionin për ekonomi EURO n’7 ku u diskutua për tregun e punës dhe orinetimin në karrier, Muzafer Shala profesor i Shkencave Kompjuterike ka deklaruar se sektori i IT-së është sektori që vitet e fundit ka rritur kontributin e tij në zhvillimin ekomik të vendit.
Sipas tij kjo ka bërë që shumë të rinjë sot të orinetohen në studime në drejtimet për Tekonolgji Informative dhe ky numër i studentëve për këto drejtime është rritur ndër vite, ndërsa që drejtimet tradicionale si ekonomi, juridik apo administratë publike për çdo vit po kanë më pak student krahasuar me vitet paraprake.
Ai më tutje shtoi se qeveritë nuk kanë arritur të krijojnë një partneritet publiko privat për të realizuar synimet e përbashkëta për krijimin e sa më shumë vendeve të punës.
“Sistemi ynë i edukimit nuk është se është përshtatur shumë me nevojatë e tregut dhe ky sistem vazhdon të prodhoj kuadro të diplomuar por jo të gatshëm për punë. Kosova ka dështuar të krijoj një vision të qartë të zhvillimit ekonimik dhe kjo ka bërë që të mos jetë vend atraktivë për tu punësuar, edhe pse në vitet e fundit në shumë sektor pagatë janë rritur shumë” ka pohuar z.Shala.
Sipas tij që një i ri të ketë sukses në karrier ai duhet që të orinetohet qysh në shkollën e mesme se ku dëshiron të arrijë dhe çfarë dëshiron të mbërrijë në jetën e tij.
Përveç kësaj koha dhe evulimet e mëdha teknologjike kanë bërë që asnjë i punësuar më nuk mund dhe nuk duhet të llogarisë që vendi i tij i punës të jetë i përhershëm dhe që secili i punësuar duhet të ndjek trajnime të vazhdueshme për të qenë aktraktiv për tregun e punës.