




Kuzhinieri i njohur, Nusret është kritikuar në rrjetet sociale pasi u mburr për faturën e një klienti që arrinte një total prej 161,423 euro, me një biftek të vetëm me çmim 1,182 euro.
I famshëm për biftekët e tij me fletë ari dhe pozën e spërkatur me kripë, u kritikua në Instagram nga komentuesit duke e quajtur çmimin “të çmendur” dhe “egoist”.





Fatura mbresëlënëse ishte nga restoranti “Salt Bae’s Nusr-Et Steakhouse” në Abu Dhabi, me 14 të ftuar që paguanin 615,065 dirhem (161,423 euro), që do të thotë se kushtonte 43,933 dirhem (11,527 euro) për person, shkruan Daily Mail.
Salt Bae, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gökçe, pagoi 2059 £ për dy biftekë Stambolli të mbuluara me fletë ari, 1255 £ për dy biftekë ‘osmanë’ të artë, 1027 £ për dy biftekë ari dhe një tjetër 891 £ për 11 biftekë me fileto viçi.