




Sot në media është raportuar se anipse është pjesë e Ballkanit Perëndimor, Kosova është i vetmi shtet që nuk është përfshirë në diskutimet për investime në energjinë e ripërtërishme.
Lidhur me këtë ka reaguar ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl, i cili përmes një cicërime në Twitter tha se Kosova është pjesë përbërëse natyrore e çdo zgjidhjeje rajonale energjetike.
Tutje, ambasadori norvegjez tha se megjithatë, Kosova mbetet një partner i fortë për Norvegjinë.
“Interesimi i madh në konferencën e kësaj jave për energjinë e rinovueshme në Beograd vlerësohet shumë. Ndryshe nga komentet, Kosova mbetet një partner i fortë për Norvegjinë, duke përfshirë energjitë e rinovueshme dhe për krijimin e një tranzicioni drejt një të ardhmeje më të mirë të përbashkët”.
Nikoqir i kësaj konference ishte Serbia. Aty morën pjesë pesë shtetet e rajonit, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, ku u diskutuan lidhur me investimet e mundshme e bashkëpunimin për siguri energjetike.