Ardian Kastrati, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka ironizuar me qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, në lidhje me situatën e shëndetësisë në Kosovës.
Kastrati gjatë fjalës së tij në seancën e kuvendit, tha se, për qeverinë është, siç ka thënë deputeti, “kafshatë e lehtë” menaxhimi i shëndetësisë pasi që përmes ligjërimeve të Osmanit, Kurti dhe Gërvalles, NATO dhe presidenti i SHBA-ve Biden, e kanë kuptuar se Putini është fajtor.
Tutje, ai ka deklaruar me ironi edhe se, qeveria, ka këta të fundit kanë tepricë të kapaciteteve për të menaxhuar shëndetësinë.
Deputeti i PDK-së, ka thënë edhe se, qeveria ka marrë vendimin epokal për më u jep ujë nëpër kafe, gjë e cila ka krijuar efekt zëngjirur në ekonomi.
“Unë po mendoj që nuk është korrekte me kritiku shumë qeverinë për shëndetësisë, me të gjithë problemet e mëdha që ka shëndetësia. Sepse unë besoj që këta kanë, jo mjaftueshëm, por tepricë të kapaciteteve, të potencialeve të ekspertëve për me menaxhu shëndetësinë. Këta kanë menaxhu situata shumë më komplekse si në rrafshin e brendshme si në rrafshin e jashtëm. Për shembull kur e kanë marrë atë vendim epokal për me jep ujë pa parë nëpër kafiteri, kjo ka pas efekt zingjiror ekonomik, prandaj sipas Bislimit jemi me ekonominë më të rritun në Ballkan”, ka thënë ai.
“Kjo është e arritur kulminante, monumentale. Në politikat e jashtme, tu iu falënderuar ligjërimeve të Osmanit, të Kurti dhe Gërvalles, ia çelën sytë NATO-s dhe Bidenit tu thanë që Putini është fajtor, dhe ata më në fund e kuptuan situatën. Do të thotë kur keni kësi arritje monumentale nga kjo qeveri si në rrafshin e brendshëm si në atë të jashtëm, a e din çka është kjo shëndetësia për ta, kafshatë e lehtë bre, kafshatë e lehtë. Sidomos tash kur e keni Binin e keni ministër të shëndetësisë, e ju besoni që ka shkop magjik, po kjo kapërcehet për dy minuta pa asnjë problem”, ka deklaruar Kastrati.