




Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, thotë se është shpifje pretendimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Halil Thaçi, se ai është takuar me zyrtarë të Listës Serbe. Hamza thotë se në restorantin që përmend Thaçi është takuar vetëm me me kryetarin e Skenderajt dhe të Vushtrrisë.
Bedri Hamza paralajmëron padi ndaj deputetit Halil Thaçi, i cili para pak minutash shkroi se kryetari i Mitrovicës ka takuar zyrtarë të Listës Serbe.
Hamza i ka thënë se kjo është një gënjeshtër e pastër.





“Une po të garantoj se do ta padisë nesër. Është rren, është shoifje, është gënjeshtër e pastër. Jo sot, por prej që kam qenë deputet në Kuvend, nuk jam takuar me zyrtarë të Listës Serbe” .
Deputeti Thaçi, ka shkruar se Hamza është takuar me zyrtarët e LS në një restorant në Milloshevë. Hamza thotë se sot në atë restorant ka takuar kryetarin e Skenderajt, Fadil Nurën dhe kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizin.
“Sot jam takuar me z. Fadil Nura edhe Ferit Idrizin në Amazona”, thotë Hamza.





Thaçi, ndërkaq shkroi se “Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe njëherit nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe përfaqësuesë të tjerë të kësaj partie kanë mbajtur takim dyorësh me përfaqsuesit e Listës Serbe në një nga restorantet e fshatit Milloshevë të Kastriotit”.