Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se Qeveria Kurti po i ngjan një Qeverie sikur në detyrë, që është dorëhequr dhe kryen punë të kufizuara.
Me anë të një postimi në Facebook ai ka folur edhe për kryediplomaten, Donika Gërvalla.
Për këtë të fundit, ai ka thënë se është mirë që të rrijë sa më largë rrjeteve sociale.
Postimi i plotë:
Qeveria Kurti i ngjan një qeverie në detyrë sikur është dorëhequr apo shkarkuar, që kryen detyra të kufizuara dhe nuk merret me politika zhvillimore.
Është mirë që ministren e jashtme ta mbajnë larg rrjeteve sociale sepse skandalet i ka të vazhdueshme.
Targat? Qeveria është në të drejtën e vet. Nëse Qeveria mendon se targat janë problemi dhe çështja më e rëndësishme për Kosovën atëherë Kurti duhet t’i bindë ndërkombëtarët dhe qytetarët e Kosovës.